Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbajnë ditën e sotme zgjedhjet e mesmandatit për Senatin.
Në ndryshim nga vitet e mëparshme, këtë herë këto zgjedhje kanë ardhur me një veçori, teksa pjesë e votimeve kanë qenë edhe astronautët e NASA-s nga hapësira.
Astronauti Josh Cassada, postoi në Twitter një foto në lidhje me zgjedhjet, duke shpërndarë pamjet e kabinës së votimit që ai dhe ekuipazhi i tij përdorën për të votuar.
“Unë kam votuar gjithë jetën time, por kabina e votimit të këtij viti padyshim që merr fitoren” tha Cassada.
“Pra, falënderoj të gjithëve – veçanërisht Demokracinë – që më lejoi të mbetem pjesë e këtij procesi thelbësor këtë vit.”
I’ve voted my entire adult life, but this year’s voting booth definitely takes the cake. So thankful to everyone – especially Democracy – for allowing me to remain part of this essential process this year. pic.twitter.com/l9r83wxoxj
— Josh Cassada (@astro_josh) November 8, 2022