Lajmi se fëmija i tij ka kryer një krim të rëndë sigurisht është i tmerrshëm për çdo prind, por duket se jo për ish-yllin e boksit Aaron Brink.

Së fundmi djali i tij akuzohet si autori i masakrës në Anderson Aldrich, ku 5 të rinj humbën jetën dhe 25 prsona të tjerë u plagosën, pas disa të shtënave me armë në një klub nate që frekuentohej nga homoseksualë.

Megjithatë, vëmendje ka tërhequr reagimi i Brink, i cili është i famshëm dhe për disa filma për të rritur ku ka marrë pjesë. Në momentin që i thonë se djali i tij ka kryer një masakër, ai shihet i lehtësuar, duke thënë: “Phew, djali im nuk është homoseksual”.

Madje edhe kur i përmenden emrat e viktimave, si Raymond Green Vance, Kelly Loving, Daniel Aston, Derrick Rump dhe Ashley Paugh, ai sërish nuk bën asnjë reagim.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 19 nëntorit, në Kolorado SHBA.