Një tjetër rast shqetësues i dhunës në familje është regjistruar në Greqinë jug-qendrore këtë javë.
Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për abuzim ndaj bashkëshortes së tij. Njëkohësisht akuzohet se ka filmuar dhe ngarkuar aktet e tij të shëmtuara në internet.
Ngjarja ka ndodhur në Oropos dhe “Alpha News” shkruan se ishte gruaja që ngriti një padi pas abuzimit më të fundit, para djalit të saj 8-vjeçar.
Trupi i 31-vjeçares ishte i mbuluar me djegie dhe prerje nga sulmet që dyshohet se ka marrë në të kaluarën nga bashkëshorti i saj. Ajo kishte shkuar disa herë në stacionin e policisë, por i kishte tërhequr akuzat.
32-vjeçari, në gjendje të dehur, e rrahu përsëri, duke filmuar një video që e publikoi me titullin: “Shikoni si qan”.
Në fakt, këtë herë dëshmitari ishte djali 8-vjeçar i çiftit, pasi gjithçka ndodhi para syve të tij. Pas sulmit, burri ra për të fjetur dhe më pas gruaja doli nga shtëpia e saj. Pak më vonë, ajo shkoi në polici për të bërë një denoncim, ndërsa 32-vjeçari dhe fëmija po e kërkonin.
Gruaja shkoi në stacionin e policisë dhe e denoncoi. Oficerët e policisë që mbërritën në shtëpi kontrolluan telefonin e tij celular dhe sipas raportit, ai e kishte hedhur në det , siç dëshmoi djali i çiftit.
Arsyeja pse policia kontrolloi telefonin e tij celular janë videot që janë ngarkuar në mediat sociale. Autoritetet po hetojnë nëse videoja e rrahjes së fundit është ngarkuar, si dhe përmbajtje të tjera seksuale që u gjetën në telefonin e tij celular.



