Nëndetësja “Titan” vijon të jetë e zhdukur, teksa më herët u rapotua se janë gjetur mbetje të saj pranë rrënojave të Titanikut.

Megjithatë, ditën e sotme raportohet se mes këtyre mbetjeve, nuk ka vetëm mbeturina të nëndetësoes por edhe njerëzore.

Shkencëtarët kanë grumbulluar disa mbetje që dyshohen eshtra, që mund t’i përkasin personave që ndodheshin në bordin e saj, pasi grumbilli u nxorr mëngjesin e sotëm nga vendi ku u gjetën.

 Mbetjet pritet të analizohen nëse kanë përmbajtje ADN-je, e më pas nëse rezulton kështu pritet të identifikohet se kujt prej ekuipazhit prej 5 persona i përket.

Aventurieri britanik Hamish Harding dhe babai e bir Shahzada dhe Suleman Dawood u vranë në bordin e anijes, së bashku me shefin ekzekutiv të OceanGate Expeditions, Stockton Rush dhe shtetasin francez Paul-Henri Nargeolet. Ata dyshohet se kanë humbur jetën pasi nëndetësja ka shpërthyer, si pasoje e presionit të madh në fund të oqeanit.