Një ngjarje e rëndë që la pas të paktën gjashtë persona të vrarë dhe 81 të plagosur u regjistrua në një nga zonat më të frekuentuar në qendër të Stambollit.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën e 13 nëntorit në orën 16:20, sipas kohës lokale, në një rrugë në zonën e Sheshit Taksim, tha guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se keqbërësit do të ndëshkohen.

Ditën e sotme ai ka falënderuar të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist.

Mes vendeve që Erdogan i ka shprehur mirënjohjen është edhe Shqipëria me Kosovën.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist në rrugën Istiklal, ndanë dhimbjen tonë dhe shprehën ngushëllimet e tyre”, shkruan ai në Twitter.