Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 2:08 minuta të mëngjesit në ishullin e Kretës. Mediat vendase shkruajnë se ka shkaktuar shqetësim te banorët në disa zona të rajonit.
Lëkundja, e cila zgjati disa sekonda, u ndje qartë në shumë pjesë të ishullit.
Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Gjeodinamik bëhet e ditur se, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 21 kilometra në veriperëndim të Rethymnoa. Raportimet nga terreni flasin për një dridhje të fortë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.
Instituti bën të ditur se tërmeti ka pasur një thellësi prej 33.5 kilometrash, faktor që mund të ketë ndikuar në ndjeshmërinë e gjerë të lëkundjes.
Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri.

