Tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 680 të tjerë janë plagosur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë dhe Sirinë.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njofton se nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi.
Njëkohësisht ai bëri thirrje banorëve të mos qëndrojnë në ndërtesat e rrezikshme. Deri më tani autoritetet e të dyja vendeve kanë raportuar për 213 të plagosur në Turqi dhe 470 në Siri.