Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga ndonjë territor i vendit të tij në një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.

Në një intervistë për BBC për të shënuar një vit nga pushtimi i plotë i Rusisë, ai paralajmëroi se dhënia e tokës do të thotë se Rusia mund të “vazhdojë të kthehet”.

Zelenskyy tha gjithashtu se një ofensivë e parashikuar pranverore kishte filluar tashmë.

Sulmet ruse po ndodhin tashmë nga disa drejtime,” tha ai.

Megjithatë, ai beson se forcat e Ukrainës mund të vazhdojnë t’i rezistojnë përparimit të Rusisë derisa të jenë në gjendje të nisin një kundërofensivë – megjithëse ai përsëriti thirrjet e tij për më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi.

Sigurisht, armët moderne përshpejtojnë paqen. Armët janë e vetmja gjuhë që Rusia kupton,” tha Zelensky për BBC.

Ai u takua me liderët e Britanisë dhe BE javën e kaluar në një përpjekje për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare dhe për të kërkuar armë moderne për të mbrojtur vendin e tij. Kur presidenti i Ukrainës kërkoi avionë luftarakë modernë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se “asgjë nuk është jashtë tryezës”.