Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sardenja të Italisë ku një 10 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Bados, mes Olbias dhe Golfo Arancit, ku fugoni i kampingut në të cilin ndodhej i mituri shpërtheu. Fatkeqësisht 10-vjeçari humbi jetën, ndërsa dy prindërit e të miturit mbetën të plagosur. Sipas autoriteteve mësohet se shpërthim kishe ardhur si pasojë e një rrjedhje të gazit i cili përdorej për gatim.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën karabinierët dhe zjarrfikësit të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve.