Një 32-vjeçar është gjetur e vdekur pasi kishte ngecur në një ashensor për tre ditë dhe askush nuk erdhi për ta shpëtuar.

Olga Leontyeva, e cila punonte si postiere, po dërgonte një pako në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, të hënën më 24 korrik, por pasi është futur në ashensorin e një kati përdhes të një pallati nëntëkatësh ajo nuk u pa më.

Mësohet se ajo ka mbetur në ashensor pasi ishte ndërprerë energjia elektrike. Sipas raportimeve, ashensori kishte pasur rregullisht probleme teknike dhe nuk ishte regjistruar siç duhet. Prishjet e ashensorit ishin gjithashtu ‘të zakonshme’, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Tashkentit.

Viktima mësohet se është nënë e një vajze në moshën 6 vjeçare ndërsa mësohet se ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj.