Një video shokuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku shfaqen dy burra duke u përleshur me njëri-tjetrin, teksa një prej tyre përdor një gjarpër piton për të goditur tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në Kanada, në zonën e Dundas Street dhe Manning Avenue dhe gjithçka u filmua nga kalimtarët e habitur.

Policia u thirr pas raportimeve se një burrë po kërcënonte njerëzit me gjarpër të gjallë, teksa Laurenio Avila, 45 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për sulm me armë dhe shkaktim të dhimbjeve dhe vuajtjeve të panevojshme për një kafshë.

Në video shihet një burrë duke lëkundur një gjarpër dhe duke goditur disa herë dikë në mes të rrugës. Viktima shihet duke luftuar për t’u ngritur në këmbë ndërsa përpiqet të mbrohet dhe burri vazhdon ta godasë me një piton.

Një makinë policie më pas ndalon pranë tyre dhe një oficer hidhet jashtë duke bërtitur: ‘Hilni në tokë tani!’

Burri e lëshon menjëherë gjarprin në tokë dhe zvarraniku mund të shihet duke u larguar.