Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka rënë në një humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Yozgat, mbrëmjen e së dielës, kur një autobus me pasagerë ra në një luginë pasi humbi kontrollin.  Si pasojë e aksidentit, 12 persona humbën jetën dhe 19 të tjerë mbetën të plagosur.

Drejtuesi i autobusit që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit, si pasojë ka kaluar në anën e kundërt të trafikut dhe ka rënë në një humnerë 30 metra. Në autobusin fatkeq ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë, shkruajnë mediat e huaja. 

Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo janë alarmuar.