Një trajedi e dyfishtë ka ndodhur në detin Baltik, ku një i mitur dhe nëna e tij kanë ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në brigjet pranë suedisë, ku nëna me djalin e mitur po udhëtonin me një traget. Djali 7-vjeçar u rrëzua aksidentalisht ng trageti, duke rënë në det dhe duke u mbytur, ndërsa nëna e tij u hodh për ta shpëtuar, por fatkeqsisht, në përpjekje, ndërroi jetë dhe ajo vetë.
Traget “Stena Spirit” ishte duke udhëtuar nga porti polak i Gdynia në portin suedez të Karlskrona përpara se nëna dhe djali të konfirmoheshin se kishin vdekur.
NATO dërgoi anije dhe helikopterë në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar nënën dhe djalin, siç bënë autoritetet suedeze. Nëna 36-vjeçare dhe djali i vogël u transportuan me helikopter në spitalin në Karlskrona para se të shpalleshin të vdekur pak më vonë.
Të dy besohet të jenë shtetas polakë, me zëdhënësin e policisë Mariusz Ciarka që u tha mediave lokale se ishte e pamundur të shpëtoheshin jetët e të dyve.