Tre turistë kanë shokur qytetarët në Kolumbi, pasi nisën të shëtisnin në rrugë pa asnjë rrobë në trup.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Medellin, ku momenti u filmua nga kalimtarët e shumtë, të cilët mbetën të shtangur.

Pamjet tregojnë dy gra dhe një burrë që shëtisin rreth Caldas, plotësisht të zhveshur, pasi dyshohet se kishin konsumuar një pije të quajtur “yage”, e cila thuhet se krijon haluçinacione dhe gjendje të përhumbur.

Turistët nisën të vraponin kur policia iu vu mbrapa për t’i ndaluar, por u rrëzuan në tokë duke u dridhur për shkak të efekteve anësore të drogës që kishin marrë. Ata u dërguan në spital, ku morën ndihmën e nevojshme.