Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një fëmijë 7-vjeçar qëlloi për vdekje një tjetër 5-vjeçar në Kentakin lindor.

Nga hetimet e policisë rezultoi se të shtënat ishin aksidentale pasi fëmijët po luanin me armët, por mjaftuan për t’i marrë jetën një fëmije të vogël. Edhe pse mjekët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë fëmijës, përpjekjet rezultuan të kota pasi i mituri ndërroi jetë në vendngjarje, siç u përcaktua nga ekzaminimi i ekspertit mjekësor të kontesë Jackson.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, tha policia, e cila nuk përmendi emrat e personave të përfshirë.