Një shtetas amerikan me profesion shofer është identifikuar si autori i maskrrës me 10 të vdekur, në lagjen e mirënjohur franceze të Nju Orlinsit në orët e para të ditës së Vitit të Ri. Ai hyri me makinë përmes turmës, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, thanë autoritetet.

Mbi 35 persona u plagosën, pasi sulmi i së mërkurës e shndërroi Rrugën festive Bourbon në një kaos makabër. FBI-ja po e heton ngjarjen si një akt terrorist. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në organizimin dhe kryerjen e këtij sulmi.

Shoferi është identifikuar me emrin Shamsud-Din Bahar Jabbar, 42 vjeç, thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press gjashtë zyrtarë të agjencive të zbatimit të ligjit, që folën në kushte anonimiteti.

Hetuesit po punonin për të mbledhur informacion shtesë në lidhje me prejardhjen e autorit dhe po hetonin edhe rreth një flamuri të zi të vendosur mbi automjet. Sipas një deklarate të FBI-së, flamuri është i grupit terrorist Shteti Islamik. Sipas FBI-së, i dyshuari Jabbar është shtetas amerikan nga Teksasi dhe po hetohen “lidhje të mundshme me organizata terroriste”.

Në një foto të qarkulluar për zyrtarët e zbatimit të ligjit shfaqet i dyshuari Jabbar me mjekër dhe i veshur me rroba kamuflazhi pranë kamionit, pasi u vra nga policia. I dyshuari Jabbar u vra gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me policinë pas sulmit, rreth orës 03:15 të mëngjesit në një zonë të mbushur me njerëz që po festonin ardhjen e Vitit të Ri, tha FBI-ja.

Hetuesit gjetën një pistoletë dhe një pushkë automatike të llojit AR pas shkëmbimit të zjarrit dhe po bënin kërkime në lagjen franceze për pajisje të mundshme shpërthyese, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit. Deklarata e FBI-së informoi se vazhdonin kërkimet për disa pajisje shpërthyese dhe se mendohet se autori nuk ka vepruar i vetëm.

Agjentja e FBI-së, Alethea Duncan tha se zyrtarët po hetonin për të paktën një pajisje shpërthyese të Pasi automjeti u ndal, shoferi doli dhe hapi zjarr ndaj oficerëve që afroheshin, tha policia. Oficerët iu përgjigjën zjarrit, duke e vrarë shoferin. Dy policë u plagosën dhe janë në gjendje të qëndrueshme, njoftoi policia. Krahas tyre janë edhe 33 persona të tjerë të plagosur nga sulmi me automjet. Zona ku ndodhi sulmi është një destinacion i preferuar për festimet e Vitit të Ri.