Të paktën 4 persona rezultojnë të zhdukur, pasi një anije është përmbytur në Lampedusa të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se, mes personave të zhdukur, janë 2 vëllezër të vegjël, një 3-muajsh dhe një 6-vjeçar. 33 persona kanë arritur të mbijetojnë, 3 gra dhe 7 të mitur nuk po arrijnë të gjejnë familjarët e tyre. Ndërsa 4 persona u dërguan në spital. 

Mes të mbijetuarve janë edhe prindërit e dy fëmijëve të zhdukur, ku shpresa për t’i gjetur mes detit ‘të pafund’ është e vogël. Raportohet gjithashtu se rezultojnë të vdekur edhe dy burra, të cilët ishin të gjithë në një varkë të vogël gjashtë metra që la Sfax, në Tunizi dhe u mbyt në ujërat e Lampedusa. Në operacionin e shpëtimit ka ndërhyrë skafi patrullues CP327 i Rojes Bregdetare.

Vetëm dy ditë më parë një tjetër tragjedi detare tronditi Italinë, teksa një varkë e ngarkuar me emigrantë ishte përmbysur sërish jashtë ishullit. 40 persona shpëtuan, 3 të tjerë u zhdukën sipas dëshmisë së të mbijetuarve. Varka u përmbys, ndërsa iu afrua varkës patrulluese dhe emigrantët u zhvendosën në njërën anë.