Tre persona kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një makinë në Gjermaninë Veriore

Sipas policisë, treni rajonal goditi një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi pranë Neustadt am Ruebenberge, jashtë qytetit të Hanoverit. Si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur shoferi 22-vjeçar, së bashku me dy vajza që ndodheshin me të në automjet, të moshës 21 dhe 22 vjeç.

Nga ana tjetër, në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punonjës të hekurudhës dhe një prej tyre u plagos lehtë.

Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e makinës e cila ka hyrë në hekurudhë megjithëse barrierat e rrugës ishin të mbyllura.