Tre persona u kanë mbetur të vrarë dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma dhe më pas vrau veten.

Mediat amerikane shkruajnë se dyshuari i vetëm qëlloi dy ndërtesa të veçanta në kampus dhe tmerroi studentët për rreth katër orë.

Gjithashtu bëhet e dutur se pesë të plagosurit u dërguan me urgjencë në një spital lokal, tha Zëvendës Shefi i Përkohshëm i Policisë dhe Sigurisë Publike të MSU, Chris Rozman gjatë një konference për shtyp në orën 23:00.

Autori më pas qëlloi dhe vrau veten në një vendndodhje jashtë kampusit, thanë autoritetet policore.