Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi verilindjen e Japonisë, pa shkaktuar paralajmërim për cunami, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Mediat e huaja shkruajnë se, lëkundja sizmike ndodhi në orën 20:22 sipas kohës lokale, me epiqendër në brigjet e Prefekturës Miyagi, në një thellësi prej rreth 46 kilometrash.

Autoritetet japoneze kanë njoftuar se, tërmeti arriti intensitetin “5 i dobët” në Shkallën Sizmike Japoneze, e cila mat forcën e lëkundjeve në sipërfaqe dhe shkon deri në nivelin 7 në zonat më të prekura.

Ndërkohë, një intensitet prej 4 ballësh u regjistrua në Prefektura Iwate dhe në pjesë të tjera të Miyagit. Të dyja prefekturat ndodhen përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë, një zonë e njohur për aktivitet të lartë sizmik.

Deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për pasgoditje të mundshme.