Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 34-vjeçar ka vrarë thikë gruan e tij në sy të fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në Oklahama, ku burri pasi vrau graun, u largua duke rrëmbyer djalin e tyre 5-vjeçar.

Chase Ainsworth u arrestua vetëm disa orë pas vrasjes së tmerrshme, e cila ndodhi rreth orës 15:00, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 31-vjeçares Samantha Ainsworth.

Samantha kishte dy fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, një vajzë shtatë vjeçare dhe një djalë pesë vjeçar, të cilët ishin brenda në shtëpi kur ndodhi krimi. Policia është duke hetuar shkakun e krimit.