Një rast i rëndë përndjekjeje ka ndodhur në SHBA, ku një 21-vjeçar akuzohet se ka hyrë disa herë në shtëpinë e një vajze dhe e ka fotografuar atë teksa ajo flinte.

Ngjarja ka ndodhur në Somersworth, New Hampshire, ku i riu dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e të resë në pesë raste, të ndara midis shkurtit dhe muajit mars.

Guerrero do të udhëtonte 355 milje nga shtëpia e tij në Bensalem, Pennsylvania, për të shkuar në shtëpinë e të resë, e cila ishte modele. Pasi futej në shtëpinë e saj, ai priste që ajo të binte në gjumë përpara se të bënte foto dhe video të saj.

Në vizitën e tij të parë në fillim të shkurtit, ai qëndroi në papafingo për gati dy ditë dhe u largua pa e kuptuar ajo. Më pas ai ra në kontakt me të dhe i kërkoi të takoheshin si miq, pa i treguar se çfarë bënte.

Për t’u justifikuar, i riu ka deklaruar se vajzës i përlente të përndiqej dhe se ia kishte kërkuar vetë, por e reja e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se e ka takuar vetëm dy herë kur kan dalë për kafe së bashku.