Një sulm seksual ka ndodhur së fundmi në Milano.
“Më kapi dhe më tërhoqi drejt tij duke më detyruar të shtrihesha në sedilje, në një sekondë më bllokoi, e shtrënguar mes dritares dhe një ndenjëseje”, thotë vajza e përdhunuar. “Kam humbur ndjenjat nga tronditja”.
Duke folur, e tronditur, teksa ndodhet në urgjencën e spitalit Treviglio e shoqëruar nga agjentët e policisë, viktima është një vajzë 21-vjeçare me origjinë toskane.
Më duhej të shkoja te i dashuri im në Bergamo për të marrë një çantë që kisha harruar në shtëpinë e tij.
“Një burrë rreth të 40-tave, me ngjyrë të errët, në pamje amerikano-jugore u afrua”- tha ajo.
“Sapo hipa në tren vazhdoi vajza në tregimin e saj, kërkova njerëz të tjerë për t’u siguruar që nuk kisha marrë trenin e gabuar, derisa, në një ndenjëse, e gjeta atë përballë meje”.
“Gjëja e tmerrshme shtoi ajo është se ishte një pasagjer tjetër, i cili, duke parë situatën, u largua”. Në atë moment gjithçka ndodhi shumë shpejt pa mundur të reagonte.
Vajza ishte e palëvizur, e shtrënguar mes dritares dhe sediljeve, duke vuajtur dhunën për dhjetë minuta të pafundme.
“Isha në panik absolut, nuk munda të reagoja– tha sërish viktima–. Më pas, kur më erdhi vetëdija, bërtita me sa munda dhe e godita nën mjekër. Ika deri sa gjeta kontrollorin dhe me të vrapuam në fillim të trenit ku ndodhej policia.
Më shpëtoi instinkti i mbijetesës”. Dyert e trenit u mbyllën menjëherë. Por sulmuesi kishte arritur të arratisej mes ndalesave Porta Vittoria dhe Forlanini.