Adoleshenti 17-vjeçar, Nahel, u qëllua për vdekje nga policia mëngjesin e së martës gjatë një ndalimi trafiku në periferi të Parisit.
Kjo ngjarje e ka kthyer Parisin në një skenë lufte, teksa protestat e dhunshme kanë pushtuar kryeqytetin francez. Tragjedia ka ngjallur revoltën e kahershme për policinë dhe profilizimin racor në periferitë me të ardhura të ulëta dhe multietnike të Francës.
Videot e takimit të Nahelit me policinë kanë përforcuar protestat pasi dëshmitarët okularë dhe videoja e kamerave të sigurisë kundërshtuan narrativën zyrtare. Teksa oficeri që qëlloi ndaj tij do të hetohet për vrasje me dashje.
Nahel punonte si shofer transporti edhe pse vetëm 17 vjeç, pasi duhet të kujdesj për familjen e tij. Për tre vitet e fundit, ai kishte qenë një anëtar aktiv i klubit të regbi Pirates of Nanterre dhe donte të bëhej elektriçist.
Nahel ishte fëmija i vetëm i rritur nga nëna e tij Mounia. Ajo pretendoi se djali i saj u vra sepse kishte një “fytyrë arabe”.
Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.