Një gazetar është ekzekutuar këtë të shtunë nga një sulm mafioz i ndodhur në Meksikë. Sipas mediave të huaja, persona të armatosur kanë vrarë brenda makinës së tij me gjakftohtësi gazetarin e njohur, Nelson Matus Pena.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Emiliano Zapata, në veri të Acapulco, ku sipas mediave, mësohet se persona të armatosur iu afruan makinës së gazetarit në një parking dyqani dhe ekzekutuan drejtorin e faqes së lajmeve “Lo Real de Guerrero”.
🔴 #ULTIMAHORA | Asesinan al periodista Nelson Matus Peña en Acapulco, Guerrero https://t.co/tGtd30tWxq
— La Silla Rota (@lasillarota) July 15, 2023
Pena ka marrë dy plagë me armë zjarri, njëra prej tyre në kokë, duke e lënë trupin të shtrirë anash makinës së tij. Ndërkohë autoritetet federale dhe shtetërore zbatuan një operacion për kapjen e personave përgjegjës.
Gjithashtu bëhet e ditur se Pena u kishte mbijetuar dy atentateve, e para në vitin 2017 dhe e dyta në gushtin e vitit 2019.
Un periodista más asesinado QEPD.
En #Guerrero en #Acapulco reportan el asesinato del periodista Nelson Matus Peña, quien era director del portal “Lo Real de Guerrero”.¿Y la gobernadora @EvelynSalgadoP sigue en los bailes?
El comunicador, conocido por sus reportes de nota… pic.twitter.com/JL5BSsgfXn
— José Díaz (@JJDiazMachuca) July 15, 2023
Një javë më parë, Luis Martin Sanchez Inez, gazetar i gazetës meksikane “La Jornada”, u gjet i vdekur në shtetin e Nayarit, disa ditë pasi u zhduk.
Hetimet gazetareske në Meksikë të rasteve të korrupsionit, organizatave kriminale apo karteleve të drogës janë të rrezikshme për ata që guxojnë. Që nga viti 2000, më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në vend, sipas shifrave të organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufi (RSF).