Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump shkaktuan “tërmet” në tregun botëror, duke bërë që shumë nga emrat më të pasur të botës, të humbnin miliona.

Megjithatë, një person duket se është i vetmi që po përfiton nga e gjithë kjo rrëmujë e shkaktuar nga Trump. Një grafik i ri i postuar nga “NextA TV” ka zbuluar se 499 nga 500 miliarderët më të pasur në botë kanë parë humbje në vlerën e tyre neto,  me një përjashtim që është Warren Buffet.

Kjo për shkak se investitori amerikan shiti aksionet e kompanive të tij amerikane kur Trump mori detyrën. Buffett shiti 134 miliardë dollarë në aksione në 2024 dhe aktualisht ka rreth 334 miliardë dollarë në para të gatshme.

Investitori i orientuar nga vlera është ankuar prej kohësh për vlerësimet e tregut që janë shumë të larta dhe është përmbajtur nga përdorimi i parave të tij për blerjet kryesore. Këtë herë, Warren Buffett kishte parashikuar një rënie të afërt të tregut. Në vitin 2024, kompania e tij shiti 134 miliardë dollarë në aksione dhe ishte në një grumbull rekord prej 334 miliardë dollarësh në fund të vitit.

Sipas një raporti nga Fortune, Berkshire Hathaway ka investuar pjesën më të madhe të parave të saj në bono thesari afatshkurtra, të cilat jo vetëm që kanë siguruar imunitet nga rënia e tregut që po ndodh tani, por gjithashtu kanë siguruar një fitim për investitorët në kompani.