Greqia mbajti ditën e sotme zgjedhjet kombëtare për herë të dytë brenda vitit, pas balotazhit në raundin e parë.
Pavarësisht se procesi po ecën normalisht, nuk kanë munguar as incidentet. Në Heraklion gjatë procesit zgjedhor, një qendër votimi është kthyer përmbys, kur zgjedhësja në vend që të hidhte zarfin me votën e tij në kutinë e votimit, e ka hedhur atë në plehra!
Siç raporton cretapost, për gjysmë ore përfaqësuesi gjyqësor ka kërkuar në plehra për ta gjetur.
Të drejtën e votës kanë të gjithë shtetasit grekë që: kanë mbushur moshën 17 vjeç. Ata janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë së vendit. Parlamenti i Greqisë përbëhet nga 300 anëtarë dhe për të janë në garë 32 parti politike.