Gjermania është bërë shteti i parë në botë, i cili ka mposhtur përfundimisht pandëeminë e Covid-19.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach deklaroi se pandemia ka mbaruar dhe Gjermania e ka fituar sfidën me sukses.
“Pandemia e COVID-19 ka mbaruar në Gjermani. Ne e tejkaluam me sukses pandeminë në Gjermani dhe me një ekuilibër të mirë”, deklaroi Lauterbach.
Ministri tha se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses dhe se sfidat e pandemisë janë tejkaluar. Mirëpo, siç vlerësoi ai, ka disa gjëra që, duke u kthyer pas, është dashur të bëheshin ndryshe, siç ishte mbyllja e shkollave për një kohë më të gjatë se e nevojshmja.
Pandemia globale e Covid-19 mori shumë jetë njerëzish në mbarë botën. Ajo nuk la pasoja vetëm në shëndetin e popullatës, por goditet thellë ekonomitë e shumë familjeve, sidomos ato me të ardhura të ulëta.