E keni menduar ndonjëherë se si do të ishte jeta juaj nëse do kishit lindur në një trup të vetëm me motrën ose vëllain tuaj?

Tingëllon e çuditshme, por për 22-vjeçaret Lupita dhe Carmen Andrare ky është realiteti i tyre.

Vajzat kanë një trup të vetëm por dy koka, ndërsa në lindje mjekët deklaruan se ato do jetonin vetëm për 3 ditë. Megjithatë, ato i kaluan pritshmëritë dhe vazhdojnë të jetojnë, edhe pse me shumë sfida.

Një ndër problemet kryesore për to janë pikëpamjet e ndryshme për seksin, teksa kanë vetëm një vaginë në trupin e tyre.

 Ndërsa Carmen ka një të dashur të quajtur Daniel, të cilin e takoi në aplikacionin e takimeve Hinge, Lupita identifikohet si aseksuale.

Carmen tha për FEMAIL : “Padyshim që do të isha transparente për gjithçka… Ishte një proces mësimi për të gjithë. Padyshim që duhej të kishim një diskutim se cilët kufij janë në rregull dhe çfarë jo”.

Dhe kur ndajnë një shtrat, binjakët kanë kuptuar rutinën e tyre.

“Është qesharake sepse qëndroj zgjuar më vonë se Lupita, por kur Danieli fle, më zë gjumi shpejt – dhe ai qëndron zgjuar duke folur me të. Ndonjëherë ndihem keq sepse dua të kaloj kaq shumë kohë me Danielin. Pra, ne përpiqemi të arrijmë me kompromise. Për shembull, [Lupita] do të zgjedhë se ku do të dalim për darkë, ose çfarë aktiviteti do të bëjmë.”- tha Carmen.