Një moment tronditës ka ndodhur në Qendrën Sportive Hanam në Korenë e Jugut, ku një makinë ka përfunduar në pishinë pasi është përplasur me një mur xhami.

Copa xhami dhe rrota u përhapën në ajër, ndërsa shoferja 74-vjeçare e zhyti makinën e saj në ujë.

Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar momentin në fjalë dhe pamjet dramatike tregojnë automjetin që përmbyset dhe bie në pishinë, duke i shpëtuar për pak një notari dhe duke lënë dy të tjerë të shtruar në spital.

Aksidenti i çuditshëm ndodhi të shtunën kur gruaja, një anëtare e klubit të notit, po largohej me makinë pasi kishte bërë një zhytje në ujë.

Gruaja, aksidentalisht e vendosi makinën në drejtimin e kundërt, u përplas me një automjet tjetër në parking dhe më pas përshpejtoi përpara. Pastaj makina u ngjit në një trotuar të vogël, u përplas me murin prej xhami të palestrës dhe u zhyt pothuajse vertikalisht në ujë.

Rreth tetë deri në dhjetë persona po notonin në pishinë në kohën kur makina përplasi murin. Ata u hodhën menjëherë në veprim dhe nxituan ta lironin 74-vjeçaren e bllokuar. Një dëshmitar tha: “Notarët e nxorën shoferen nga makina e zhytur dhe një instruktor kreu ndërhyrjen e shpejtë”.  

Ajo u tha atyre se kishte dhimbje të forta në gjoks dhe u dërgua menjëherë në spital.