Një përdhunues serial është dënuar me 18 vjet burg në Britaninë e Madhe pasi sulmoi një të re.
Cosmin-Nicolae Vasioiu u arrestua në qytetin Exeter, ku pasi e ndoqi këmba-këmbës një grua, e përdhunoi në varrezat e qytetit. Mediat vendase kanë publikuar dhe një video, ku kamerat e sigurisë nëpër rrugë tregojnë përndjekjen që ai i bën viktimës.
47-vjeçari me origjinë nga Zvicra, ishte dënuar më parë për përdhunimin e një 18-vjeçareje në 2014 dhe pas lirimin kishte shkuar në Britani.
Në video shihet se ai ecën rrugëve i pashqetësuar dhe piketon viktimën, të cilën e ndjek duke iu afruar gjithmonë e më shumnë. Më pas e tërheq me forcë në varreza, ku e zhvesh lakuriq dhe e përdhunon.
E reja arriti të shpëtonte nga duart e tij, vetëm pasi disa kalimtarë dëgjuan të bërtiturat e saj dhe u afruan, ndërsa 47-vjeçari ia mbathi.
Pas kësaj, ai ruajti kokën dhe hoqi mjekrën, e po ashtu i fali rorbat e tij një lypësi për të humbur gjurmët, megjithatë u zbulua nga ADN-ja e lënë në trupin e gruas që përdhunoi.