Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një çift janë dhunuar barbarisht nga disa qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Dëarka të Delhit, ku gruaja dhe burri i saj u tërhoqën zvarrë nga shtëpia e tyre dhe u sulmuan dhunshëm nga një turmë, pasi akuzohen se kanë dhunuar një vajze 10-vjeçare që e mbanin si shërbëtore në shtëpinë e tyre.

Poornima Bagchi, 33 vjeç dhe partneri i saj Kaushik, 36, dyshohet se e kishin punësuar të miturën si shtëpiake në shtëpinë e tyre dhe prej dy muajsh në trup kishte shenja dhune.

Pamjet tregojnë turmën e indinjuar duke u përballur me gruan, që punonte si pilote avioni dhe ishte me uniformën e saj gati të nisej për në punë.

Poornima u përpoq të ndalonte turmën që të hynte në pronën e saj përpara se ajo të nxirrej nga garazhi duke u tërhequr nga flokët e saj, teksa bashkëshorti  përpiqej ta largonte nga turma që po largohej. Më pas banorët e zonës vazhduan ta godasin çiftin në rrugë.

Ndëkrohë, vajza e mitur shikonte gjithë skenën e përlotur, teksa në fytyrë kishte  mavijosje dhe një sy të mpiksur me gjak. Po ashtu në trup kishte  djegie që besohet të jetë nga një hekur rrobash.