Në orët e para të kësaj te shtune, një tjetër gomone me emigrantë në ujërat e La Manshit rrezikoi të mbytej, por fatmirësisht u shpëtua nga autoritet britanike dhe franceze.

Emigrantët kishin rënë në ujërat e La Manshit, ndërkohë që mbërritën anijet e shpëtimit. Ka qenë ora 5 e mëngjesit kur për shkak të motit jo të favorshëm, gomonia rrezikonte të mbytej 5 milje larg brigjeve të Kales në Francë, ndërkohë që të gjithë emigrantët u shpëtuan dhe u dërguan më pas në portin anglez të Doverit.

Ndërkohë, edhe pse moti në La Mansh nuk ka qenë i favorshëm kësaj vere dhe në ditët në vazhdim pritet të rriten temperaturat, ardhjet ende vazhdojnë. Sakaq, të enjten me ardhjen e 550 emigrantëve të rinj me 11 gomone, një shifër kilometrike u arrit, pasi që nga viti 2018 kur edhe filloi fenomeni i kalimeve të paligjshme me gomone në ngushticën mes Francës dhe Britanisë, shifra e të ardhurve mbërriti në 100 mije, të cilët kanë kaluar La Manshin.