Trupat e 9 personave janë gjetur të shkrumbuar, pas një zjarri që përfshiu një shtëpi pushimi për personat me aftësi të kufizuara në Francën lindore.

Të vdekur u gjetën 10 të rritur me aftësi të kufizuara dhe një person nga stafi, teksa dy persona vijojnë të jenë të zhdukur.

Sipas autoriteteve lokale, 17 persona u dërguan në vende të sigurta dhe 1 person u dërgua në spital.  Zjarri tashmë është shuar, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

Kreu i operacionit të shpëtimit tha vazhdojnë kërkimet për trupat e dy personave të cilët mbeten ende të zhdukur. Zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 të mëngjesit sipas orës lokale.