Ky është momenti kur një hajdut u përzu me dhunë nga një dyqan bizhuterish në Kaliforni, teksa tentoi të grabiste dyqanin.
Në pamje shihet një burrë pa bluzë duke u larguar me vrap nga dyqani i bizhuterive “Meza’s në El Monte” ndërsa punëtorët e përzënë.
Policët u thanë njësive lokale se burri hyri në dyqan dhe filloi të thyente vitrinë pasi spërkati punonjësit men jë solucion që shkaktonte djegie në fytyrë, për të kryer vjedhjen e tij.
Përpjekja për grabitje mori një kthesë kur punëtorët vendosën të kundërpërgjigjen dhe nisën ta godisnin, duke e detyruar të largohej nga aty me vrap.