Shumë e kanë etiketuar Rexhep Tajip Erdoganin si një “sulltan” për mënyrën se si ai ka sunduar Turqinë vitet e fundit. Episodi i fundit ndodhi gjatë takimit të Organizatës së Shteteve Turke dhe “viktimë” ishte ministri i Tregtisë, Mehmet Mous , për shkak të… firmës së tij.
Cumhurbaşkanı Erdoğan, Ticaret Bakanı Mehmet Muş’un imzasını beğenmedi: “O ne biçim imza ya, İmzayı değiştir.” pic.twitter.com/8YT5TOwORZ
— BPT (@bpthaber) March 17, 2023
Gjithçka ndodhi, kur Erdoganit iu kërkua të firmoste një dokument që sapo kishte firmosur ministri i Tregtisë.
“Çfarë nënshkrimi është ai? Ndryshojeni”, tha Erdogan i mërzitur kur pa nënshkrimin e Mehmet Mous.
Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, është postuar edhe firma e ministrit të Tregtisë së Turqisë, e cila solli edhe “shpërthimin” e Erdogan.