Një video e shpërndarë nga BBC së fundmi tregon momentin e frikshëm, kur një tren përplaset me një kamion. 

Nga pamjet e shpërndara shihet se pas përplasjes së fortë kamioni shpërthen direkt në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në Java qendrore të Indonezisë, ku kamioni ishte prishur teksa kalonte shinat.

Shoferi ishte larguar për të kërkuar ndihmë, kur treni me pasagjerë përplasi kamionin.

Autoritetet deklaruan se treni ishte shumë afër për të ndaluar ndërkohë që u konfirmua se nuk kishte viktima.