Një djalë një vjeçar është ngrënë i gjallë dhe babai i tij është plagosur rëndë nga një krokodil teksa po vozisnin në një lumë në Malajzi.

I vogli u rrëmbye nga kanoja ndërsa i ati e kishte marrë me vete në peshkim në brigjet e Lahad Datu në Sabah të enjten në mëngjes.

Babai i tij u përpoq të shmangte zvarranikën e egër, por nuk ia doli dot.

Ai mbeti i plagosur me plagë të shumta nga kafshimet e krokodilit, duke përfshirë dhe një plagë të thellë në kokë.

Fshatarët  shpëtuan babanë, një burrë rreth të 40-tave, por krokodili e kishte tërhequr tashmë djalin e tij në thellësi.

Më vonë krokodili doli në sipërfaqe me trupin e gjymtuar të të voglit në nofullat e tij përpara se të zhytej përsëri në ujë me kufomën.

Sumsoa Rashid, kreu i Agjencisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit Lahad Datu, tha: “Babai pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në trup. Djali i tij është i zhdukur.