Një incident i pakëndshëm, që rrallë herë na ndodh ta shohim tek personazhet publikë, i ka ndodhur Presidentit të Sudanit të Jugut gjatë përurimit të një rruge.

Presidenti Salva Kiir Mayardit gjatë këndimit të himnit kombëtar ka urinuar aksidentalisht në pantallona. Ngjarja e pazakontë nuk i ka shpëtuar kamerave të televizioneve lokale që kishin shkuar për të ndjekur nga afër ngjarjen. Në detyrë prej 9 korrikut 2011, Presidenti është bërë se fundmi një sensacion  viral në rrjetet sociale.

Tani 71 vjeç, Salva Kiir Mayardit ka të ngjarë të vuajë nga një infeksion i traktit urinar, i cili është i zakonshëm te meshkujt e moshës së tij. Ndërkohë komentuesit në rrjete sociale janë ndarë në dy grupe.

Ka nga ata që mendojnë se kameramanët bënë gjënë e gabuar duke vënë në siklet Presidentin e tyre. Por të tjerë që besojnë se bënë gjënë e duhur duke treguar se ai nuk është i aftë fizikisht për të qenë President.