Një ngjarje tronditëse është raportuar në Michigan, SHBA, ku një grua ka tentuar të mbytë fëmijën e saj 2-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, 35-vjeçarja ka tentuar të mbysë fëmijën e saj të mitur në vaskë, por është ndaluar në kohë nga forcat policore të cilët kanë filmuar të gjithë momentin.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Albion rreth orës 10:30. Policia në këtë orë ka marrë një telefonatë nga dikush që pretendonte se në banesën ngjitur dëgjonte fëmijët që bërtisnin. 

Ata thanë se gjetën një grua 35-vjeçare, emri i së cilës ende nuk bëhet i ditur, duke mbajtur nën ujë në vaskë fëmijën e saj 2-vjeçar. Oficerët morën fëmijën dhe i dhanë ndihmën e parë derisa i vogli arriti të merrte veten.

Sipas policisë, gruaja është nënë e katër fëmijëve, me fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç, të cilët ishin të gjithë të pranishëm në shtëpi në atë moment. Në fakt telefonata ishte bërë nga njëri prej vëllezërve të 2-vjeçarit.