Kupa e botës e zhvilluar në Katar tërhoqi shumë njerëz drejt shtetit të vogël në Lindjen e Mesme, për të ndjekur eventin e madh futbollistik.
Mes shumë tifozëve, ishte dhe anglezi Alex Sullivan, 23 vjeç, i cili shkoi në Doha me babanë e tij Tommy dhe mikun e tyre John. Por udhëtimi i tij për futboll, duket se ka dalë shumë më mirë seç pritej, pas takimit me një sheik.
Sullivan është bërë viral në rrjetet sociale së fundmi, pas pretendimeve të tija se ai ka takuar një anëtar të familjes së Emirit të Katarit. 23-vjeçari ka treguar se pas takimit me familjen mbretërore dhe miqtë e tij, treshja ishin ftuar për një xhiro me makinën Lamborghini në pallatin e madh në periferi të qytetit.
Babai dhe djali thanë se në fillim ishin të frikësuar, por shpejt u gjendën në prehrin e luksit falë mikpritjes së miqve të tyre super të pasur nga Katari, të cilët ata thanë se ishin ‘shumë bujarë dhe mikpritës’. Ai pretendoi se ata ishin ‘me këmbë në tokë dhe miqësorë’, duke shtuar, ‘ne patëm një bisedë vërtet të mirë me ta’.
“We met one of the Sheikh’s sons & he took us back to the palace!” ?
“We were on the hunt for beers and we ended up at a big palace, we saw his monkeys & exotic birds!” ?
These England fans are out in Qatar & you HAVE to listen to their story! ?#FIFAWorldCup #TSWorldCup pic.twitter.com/RlclrsnEsP
— talkSPORT (@talkSPORT) November 20, 2022
Historia e tyre u bë shpejt virale në mediat sociale, pasi tifozët e futbollit në mbarë botën shprehën mosbesimin e tyre ndaj përrallës mahnitëse.
Alex postoi një video të tij në terrenin e pallatit me një këlysh luani në ditën e tij të parë në vend, për habinë e atyre që ishin skeptikë ndaj pretendimeve.
Në një pjesë të filmimit, ai mund të shihet duke ecur në një rrugë me makinë drejt asaj që duket të jetë pallati.
Në një tjetër pjesë të filmimit ai mund të shihet i ulur jashtë nën prozhektorët pranë asaj që duket të jetë një grup rrjetash futbolli me një grup burrash të veshur me uniformat tradicionale të Katarit – rroba të gjata të bardha – dhe mbulesa koke.
Alex pastaj ulet në një karrige dhe fillon të përkëdhel dhe puth një këlysh luani lozonjare në një zinxhir. ‘Jam i çmendur’, bërtet ai.
Well yeah, you should remain speechless cos it happened. https://t.co/s2365CYrSw
— TerryHartley (@TPHartley90) November 20, 2022