Frika e një hakmarrjeje në zonën e Droseros, ku mbeti i djegur një 45-vjeçar nga një 36-vjeçar i cili u arrestua së bashku me tre persona të tjerë, konfirmohet nga një zjarr i rënë para mesnatës të së hënës. Sipas mediave greke shtëpia në të cilën ka rënë zjarri është një shtëpi që i përket një të afërmi të viktimës 45-vjeçar.
Familjarët e viktimës 45-vjeçar u shfaqen të tërbuar pas vrasjes dhe thonë se janë në kërkim të hakmarrjes. Me postimet e tyre ata lëshojnë mesazhe kërcënuese ndaj familjes dhe vajzave të autorit .
“Zemra juaj do të digjet. Videot do vijne nje nga nje do vdesin. Në momentin që do të dilni nga burgu do të varroseni pranë vajzave tuaja”, thonë ata në videon e tyre në TikTok.
Vrasja e 45-vjeçarit, e cila ka shkaktuar tronditje në shoqërinë e Ksantisë lidhet me një çështje sociale që ekziston prej vitesh. Shkaku është fejesat mes të miturve. Viktima 45-vjeçar, i cili ishte gjyshi i një vajze 15-vjeçare, dyshohet se ka prishur marrëveshjen për ta “shitur” mbesën për nuse për djalin 17-vjeçar të 37-vjeçarit. Më konkretisht, autori dyshohet se ka bërë “marrëveshje” dhe ka paguar 6000 euro për mbesën e mitur të viktimës si nuse djalit të tij të mitur.
Pak javë pas fejesës së dy të miturve, 45-vjeçari ka ndërruar mendje dhe ka marrë mbesën në shtëpi, por nuk ka pranuar t’i kthejë 6000 eurot. Sulmuesi 37-vjeçar dyshohet se po kërkonte shumën që kishte dhënë dhe dje, i shoqëruar nga djemtë dhe dhëndri, hynë në shtëpinë e viktimës dhe e vranë me armë zjarri.