Astrologu i njohur, Hysgen Dauti, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka zbuluar se si parashikohet kjo verë për të gjitha shenjat e horoskopit, në aspektin romantik, financiar dhe jo vetëm.
I pyetur se ‘si do të jetë kjo verë për Binjakët?’, Dauti u shpreh se për këtë shenjë është koha e lavdishme. Madje sipas tij, edhe “Big Brother VIP 5” u fitua nga një Binjak dhe ai e kishte parashikuar në aspektin financiar, që çekun e merr një Binjak.
“Binjakët kanë arritur të mbizotërojnë, edhe pse lanë pas vitin e tyre në 2025, ishte vit ngarkues. Tani është koha e lavdishme për Binjakët. Mos të harrojmë që u fitua “Big Brother VIP” nga një Binjak dhe unë e kisha parashikuar në aspektin financiar, që çekun do e marrin Binjakët. Dhe rezultoi e saktë. Kështu që Binjakët përveç anës ekonomike, që do e kenë shumë të lartë, vjen Urani në shenjën e tyre por kanë një 7-vjeçar më ndryshe.
Nëse në Dem, Urani trondit themelet tokësore sepse është një planet elektrizues dhe është si vetëtimë, për Binjakët është fantastik sepse fleksibiliteti përshtatet me njëra-tjetrën. Llogarisni që Urani drejton Ujorin, një shenjë ajri, ndodhet në Binjak që është po një shenjë ajri, dhe përshtatet më së miri. Kështu që kemi një 7-vjeçar revolucionar për Binjakët, do të bëjnë përparësi në të gjitha fushat e tyre. Vera është e bukur, do jetë pak qejf, pak financa, do marrin më të mirat nga të dyjat. Thjesht kemi të bëjmë me marrëdhënie jo të qëndrueshme. Ka disa që mund të pretendojnë partnerë me standarde të larta. Kjo është pikërisht ku Binjakëve financat mund t’i vijnë edhe nga partneri”, tha astrologu i njohur.



