I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar se si parashikohet ky muaj për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Çfarë do të ndodhë me Gaforren?
Më 1 qershor hyri Merkuri që do të thotë se Gaforret do të shprehen, do flasin, do të tregojnë një të vërtetë të tyre dhe do t’u jepet mundësia të shprehin atë që vërtet ndiejnë. Më pas Venusi është aty prezent që po i sjell “date”, njohje, romancë, dashuri të re, pra është periudha e dashurisë. Në të njëjtën kohë është një periudhë e mirë financiare dhe mund të marrin shumë dhurata. Më pas në datë 21, hyn sezoni i Gaforres, hyn Dielli në këtë shenjë, fillojnë ditëlindjet e tyre dhe vëmendja është tek ata.
Kjo do të thotë që do të marrin një lloj vëmendje dhe një lloj promovimi për punën, shitjet, financat, apo pozicionimi që duhet të kenë, një ngritje në detyrë. Kështu që i gjithë muaji është komplet për Gaforren, por ka dhe atë dramën, sepse Merkuri të bën të shprehesh më shumë seç duhet, të tregosh forcën tënde mbi argumenta. Ka një surprizë shumë të madhe sepse Venusi dhe Jupiteri janë mbi Gaforre dhe dhurata më e madhe është për ta, aktivizimi më i madh i fuqisë është për Gaforret. Me ditëlindjet e tyre padyshim që ata do presin dhurata, urime, të kenë një vëmendje, një rikthim nga e kaluara.
Por kemi një kleçkë, Merkuri në retrogradë më 29 qershor që do të ndikojë shumë sepse është pikërisht në Gaforre. Gjithë kjo mbarësi me Venusin dhe Jupiterin në Gaforre, në datë 29 fillon kaosi i keqkuptimeve. Me Merkurin ndodh që prishet ndonjëherë telefoni, prishet makina, ndonjëherë keqkuptohesh me njerëzit, kemi lajme për aksidente. Kur ka qenë kjo retrogradë në një fushë që ka të bëjë me fluturimin, është bllokuar aeroporti. Por këtë herë në Gaforre kemi bllokim të madh të pronave, të tokave, ndonjë djegie të papritur. Është çështje pronash, është çështje posedimesh. Është po ashtu çështje familjesh dhe fëmijësh, nëse ka abuzime në fëmijë apo në familje, kjo gjë do të dalë në skenë. Merkuri zgjat diku tek 20-25 ditë, është gati një muaj. Ndodh deri në 2-3 herë në vit. //TAR/



