I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar se si parashikohet kjo verë për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Si do të jetë kjo verë për Peshqit?

Ajo që vjen këtë verë janë situatat e punës. Më në fund Peshqit do i largohen situatave shqetësuese në punë dhe do marrin role drejtuese, do kenë ngritje në detyrë, do i propozohen kontrata të reja. Dhe do kenë mundësi të bëjnë diçka që dinë ta bëjnë më së miri në biznes, kështu që Peshqit do bëjnë diçka që me të vërtetë e zotërojnë. Kjo do të sjellë nismat e një pune shumë produktive gjatë kësaj vere. Peshqit do të jenë ata që ndryshe nga turma, do të duhet të shohin dhe pak punën, por kjo nuk do të thotë që nuk do shijojnë. Do shijojnë, por shija do të vijë në forma të tjera.

Pra, gjatë punës mund të kenë njohje romantike, gjatë zhvillimit personal që ata bëjnë mund të vijnë gjëra më të favorshme, mund të fitojnë bashkëpunime të reja. Shijimi i verës për Peshqit, do të jetë që pas çdo gjëje që bëjnë, do vijnë fryte, benefite, shpërblime. Nëpërmjet punës, fillon dhe romanca. Mund të kenë njohje në vende pune, mund të kenë bashkëpunime të reja dhe në këto njohje mund të godasë pak dhe ana romantike. Kështu që, janë pak të kufizuar, por të paktën Peshqit po bëjnë hapa para dhe nuk janë vend numëro. /TAR/