Lëvizja e mjeteve pranë mbikalimit të Shkozës do të devijohet nga kjo e diel deri në 12 mars për shkak të punimeve në rrugë.

ARRSH njofton se në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3, do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi

Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:

Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës.