Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti ku u përfshi një prej makinave që shoqëronte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia një makine civile, teksa kryeministri Kurti ishte nisur për në Gjilan. Kurti nuk ka pësuar lëndime, por është plagosur lehtë një grua, e cila ka qenë në makinën e aksidentuar.

Njoftimi i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU/Gjilan 11.12.2022, 18:37.​Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.