Shkëqim Pajaziti ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e motrs së tij, Donjeta Pajaziti 8 vite më parë.
Pas lirimit të autorit të dyshuar, Naser Pajaziti, çështja është rikthyer në vëmendje teksa ende mbetet e pazgjidhur nga autoritetet.
Duke folur për mediat në Kosovë, vëllai deklaroi se i dyshuari ka shkuar disa herë tek shtëpia e tyre për të pyetur nëse Donjeta ishte gjetur, gjatë kohës kur familjarët ishi nduke e këruar atë. Ai shtoi se madje Naseri u kishte thënë se e kishte parë të renë në diskoteka dhe vende ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit.
“Bashkë me familjarët ka ardhur disa herë te familja jonë për të pyetur. Ka ardhë te ne ka thënë e kemi parë në diskoteka, nëpër vende ku bëhet prostitucion”tha Shkëlqimi.
Ai tregoi po ashtu se trupi i të motrës është gjetur i shpërfytyruar dhe kishte shenja të rënda dhune.