Në dhjetorin e 2015, një ngjarje e rëndë tronditi Deçanin, 24 vjecarja Donjeta Pajazitaj u zhduk pa lënë gjurmë.
Familjaret e saj e kërkuan për javë të tëra pa rezultat, trupi i Donjetës u gjet pas 6 javësh kërkimesh në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit. Trupi i Donjetës u gjend me dy plumba në kokë, dhe shenja dhune në trup.
Dyshohet se Kushëriri i saj Naser Pajazitaj kishte ndërmarrë aktin ekstrem që i mori jetën në vitin 2015 Donjeta Pajazitajt. Naser Pajazitaj pas shumë gjyqesh u shpall shpallur fajtor u dënuar përjetë, në maj të 2022 me vendim të formës së prerë. Megjithatë, Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes ditën e djeshme, ka marrë vendim me të cilin e ka liruar nga burgu.
I ftuar në “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme gazetari Besina Baha ka deklaruar se lirimi i Pajazitit është bërë për shkak të mungesës së provave të forta, që të çonin në dënimin e përjetshëm ndaj tij.
“Nuk dihet ende pse është liruar, po arsyeja kryesore është fakti që nuk ka prova të forta për ta dënuar me burgim të përjetshëm. Një vendim që bie kundër me vendimet e marra deri më tani. Familja nga ana tjetër nuk ka avokat, dhe barrën për mbrojtjen e viktimës e ka Perokuroria. Që nga fillimi i procesit deri më tani nuk kanë pasur avokat.
Provë kryesore kanë qenë pamjet e marra nga kamerat që kanë identifikaur makinën e autorit të dyshuar në vendin ku viktima është gjetur pa jetë. Po ashtu dhe detaje që e lidhnin me momentet e fundit para se ajo të zhdukej.”- tha gazetari.