Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një person ka kërcënuar disa mësues të një shkolle.

Ngjarja ka ndodhur në Istog, ku sipas policië një burrë ka kërcënuar stafin e shkollës “Bajram Curri” pasi nuk i kishin pëlqyer rezultatet që kishte marrë i biri, në përfundim të vitit shkollot.

Pasi ai kishte marrë dëftesën me notat e djalit, ai ka akuzuar mësuesit për rezultatet e dobëta, e po ashtu i ka kërcënuar.

Njoftimi i policisë:

Shkolla Bajram Curri, Istog 12.07.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.